Ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Elheme Hetemi ka folur për përvojën e saj gjatë luftës, respektin që, sipas saj, gratë pjesëtare të UÇK-së e kishin nga popullata dhe ushtarët, si dhe për protestat në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë.

Duke folur për mbështetjen që po u jepet ish-krerëve të UÇK-së, ajo tregoi edhe një bisedë me motrën e saj para se të vinte në emision.

“Ma kisha dashtë unë me kanë në vend të tyre kur e shoh çka po bën populli për ta, për ta dhe për vete”, i kishte thënë motra.

Reklamë

Ajo u shpreh se protestuesit po i nderojnë jo vetëm ish-krerët e UÇK-së, por edhe veten dhe kombin.

“Domethënë është si një familje kur len trashëgimtarë që e nderojnë edhe respektojnë. Këta njerëz po i bëjnë nderë krerëve të shtetit të vet, po i bëjnë nderë kombit edhe po i bëjnë nderë të gjithë shqiptarëve kudo nëpër botë”, u shpreh ajo për Klan Kosova.