×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinë, aksidentalisht djeg shtëpinë dhe pronën e tij

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 10:35

    Policia ka arrestuar një person në fshatin Dresnik të Klinës, pasi dyshohet se i njëjti nga pakujdesia ka djegur disa shkurre në pronën e tij.
    Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Dresnik të Klinës, ku i dyshuari ka djegur disa shkurre në pronën e tij ndërkaq më pas zjarri ishte shpërndarë duke shkaktuar dëme dhe ishte djegur shtëpia e pabanuar e të dyshuarit.

    Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Një rast tjetër zjarri ka ndodhur të enjten në Klinë, ku policia bën të ditur se është raportuar për djegien e pronës së një ndërmarrje bujqësore./Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!