KLMDNj: Gjendje jo e mirë në qendrën e paraburgimit në Hajvali

Në kuadër të mandatit për monitorim ku mbahen të privuarit nga liria, KMDLNj disa herë ka vizituar Q.P.në Hajvali, vetëm dy muaj pasi aty janë vendosur të paraburgosurit. Kjo qendër është dorëzuar për përdorim dy vite me vonesë ndërsa nga mesi i janarit 2019 ka filluar punën, me një kapacitet të kufizuar.

KMDLNj është në përgatitje të një raporti më të gjerë për këtë Qendër të Paraburgimit duke identifikuar një numër të problemeve , kryesisht të natyrës teknike për shkak të cilësisë së dobët të punimeve. Për këtë arsye KMDLNj ka takuar ministrin e drejtësisë, z. Abelard Tahiri si dhe ministrin e MAP, z. Mahih Jagxhilar.

Me datë 25.03.2019 përfaqësues të KMDLNj-së, përfaqësues të MAP (përgjegjës për ndërtimin e kapaciteteve të Shërbimit Korrektues), përfaqësuesi ligjor i firmës që i ka kryer punimet në këtë Qendër të Paraburgimit dhe Drejtori i Q.P në Hajvali, së bashku me bashkëpunëtorë vizituan lokacionet e identifikuara e që janë të dëmtuara në përpjekje të gjejnë një zgjidhje për evitimin e tyre.

Ndërtimi i Qendrës së Paraburrgimit në Hajvali ka kushtuar rreth 7 milion euro dhe vetëm dy muaj pas fillimit të punës ka dëmtime; lagështi, dëmtim i pllakave, dëmtim i mureve, kullat vrojtuese jo funksionale, etj.

KMDLNj thekson se punëkryerësi i punimeve i ka dorëzuar objektin MAP-it i cili e ka pranuar në “ gjendje teknike të rregullt” kurse tani e kemi një situatë kur e pësojnë personat e privuar nga liria, stafi korrektues, të punësuarit aty dhe sidomos drejtori i Q.P në Hajvali me udhëheqjen e ngushtë.