×
  • Lajme
  • Lajme

    Kodra që e ka veriun në “pëllëmbë të dorës” i jepet FSK-së, do të ndërtohet bazë ushtarake

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 9:56

    FSK-ja tani do ta ketë në dorë një prej kodrave më të larta në Rajonin e Veriut, që ka pamje mbi 4 komuna dhe dhjetëra fshatra.


    Kodra që ka marrë emrin nga fshati ku gjendet, “Kodra e Cërrnushës”, do t’i jepet sot FSK-së përmes vendimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Siç është mësuar, aty do të ndërtohet një kamp i madh ushtarak, ku pritet të vendosen edhe njësite të ushtrive amerikane dhe të shteteve të tjera që janë pjesë e NATO-s.

    Dhënien e kësaj toke e ka konfirmuar kryetari Agim Bahtiri, i cili proceduar këtë çështje në Kuvendin Komunal me arsyetimin se kjo çështje është në strategjinë e mbrojtjes së Kosovës.

    E një konfirmim për këtë çështje veçse e ka dhënë Komuna, pasi ka kaluar në Komitetin për Politikë dhe Financa para dy ditësh dhe është vendosur të procedohet në seancë.

    “Në Komitetin për Politikë dhe Financa ka kaluar propozim-vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim për Ministrinë e Mbrotjes për nevoja të FSK-së, i cili tash këtë të premte do të del për miratim përfundimtar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës. Kjo tokë komunale në fshatin Cërrnushë do të shfrytëzohet nga FSK-ja për ndërtimin e një baze ushtarake në parcelën prej 191 hektarësh”, ka thënë Bahtiri.

    Kështu, seanca e jashtëzakonshme ku do të vendoset për t’ia dhënë FSK-së këtë Kodër, mbahet sot dhe siç mësohet të gjitha grupet janë PRO.

    Duhet theksuar se Kodra e Cërrnushës është  e lartë 1010 metra, dhe nga aty shihet si në pëllëmbë të dorës qyteti i Vushtrrisë, qyteti i Mitrovicës, qyteti i Mitrovicës së Veriut, Zvecani si dhe një pjesë e Zubin Potokut./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!