Qytetarët e Prishtinës edhe në orët e pasditës po ballafaqohen me kolona të gjata.
Me trafik të dendur dhe vështirë të kalueshëm po përballen vozitësit e automjeteve në rrugën Agim Ramadani, ku kolona është e gjatë mbi një kilometër dhe duhen minuta të tërë për të kaluar.
Siç shihet nga fotografitë, kolona fillon nga Mensa e Studentëve deri tek Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

