×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioneri për Drejtësi i BE-së thekson rëndësinë që Kosova ta luftojë korrupsionin

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 10:23

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, takuan sot Komisionerin për Drejtësi të Bashkimit Evropian, Dider Reynders, ky i fundit, ka folur edhe për luftën kundër korrupsionit.

    Në takim është diskutuar për prioritetet e Qeverisë në fushën e sundimit të ligjit si dhe reformat në drejtësi dhe siguri, me theks të veçantë vetingu në sistemin e drejtësisë dhe në nivelet e larta të policisë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe fuqizimin e integritetit dhe profesionalizmit.

    Komisioneri Reynders u njoftua po ashtu për sfidat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në adresimin e problemeve të cilat kanë të bëjnë me forcimin e shtetit ligjor dhe si dhe për nevojën për bashkëpunimin e afërt dhe profesional me partnerët ndërkombëtarë.

    Tutje, të dy ministrat Haxhiu dhe Sveçla, diskutuan për progresin e arritur në Kosovë.

    Në anën tjetër Komisioneri Reynders shprehu interesim për të diskutuar për reformat dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës, ndër të tjera theksoi rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtësisë së pavarur dhe profesionale si dhe nevojën e një shteti funksional i cili do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në rajon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!