×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala mban takimin e parë

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 10:44

    Komisioni Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala ka nisë takimin e parë të punës në të cilin u kërkua që mandati i këtij komisioni të jetë gjashtë muaj.


    Kryetari i këtij komisioni, Visar Ymeri, ka vlerësuar se një prej çështjeve me rëndësi për trajtim janë kontratat e dëmshme.

    Ai ka shtuar se një hulumtim i detajuar duhet të bëhet edhe për ndikimet politike dhe punësimet në PTK.

    Ymeri bëri me dije se hulumtimi i këtij komisioni për këtë ndërmarrje publike duhet të nisë prej vitit 2009.

    Deputetja Albulena Haxhiu po konsideron se ky komision do të duhet që si fushëveprimtari ta këtë trajtimin e kontratave të dëmshme që PTK-ja i ka bërë me institucione të ndryshme, punësimet e fundit dhe ngecjet në zbatimin e kodit 383.

    Ajo ka thënë se edhe pak i duhet Postës që të rrëzohet për toke.

    Në ndërkohë, Milaim Zeka, iniciatori i këtij trupi parlamentar, kërkoi që të hetohen shpenzimet e menaxhmenteve duke filluar prej vitit 2008-2009.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!