×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Bulliqit i çon gati 12 mijë Euro tek një biznes i sondazheve për t’ia hartuar strategjinë e zhvillimit ekonomik lokal

    Reporteri
    11 Maj 2022 | 16:59

    Komuna e Podujevës, në krye me Shpejtim Bulliqin, ka kontraktuar një kompani private për t’ia hartuar strategjinë e zhvillimi ekonomik lokal për vitet 2023-2025.

    Kontraktimi ka shkuar përmes tenderit të hapur, e ku fituese e këtij tenderi është shpallur kompania Albo Group SH.P.K, nga Prishtina.

    Sipas njoftimit për dhëniën e kontratës, kjo kompani do të marrë gati 12 mijë euro për t’ia hartuar strategjinë e zhvillimit ekonomik lokal të komunë së Shpejtim Bulliqit, për dy vitet e ardheshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Më saktësisht, vlera e përgjithshme e kontratës është njoftuar 11 mijë e 898 Euro.

    Sipas të dhënave të publikuara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, pronar i kësaj kompanie figuron të jetë Shpend Sopa, derisa kapitali i kompanisë është i deklaruar vetëm 1 mijë euro. Kjo kompani, e regjistruar në vitin 2019, si aktivitet primar e ka hulumtimin e tregut dhe matjen e opinionit publik (sondazhet).

    Kontrata është dhënë më 5 maj 2022, derisa nënshkrimi i saj, sipas njoftimit, është paraparë të kryhet dje me 10 maj 2022. Në e-Prokurorim ende s’është publikuar njoftimi për nënshkrim të kontratës.

    “Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, theksohet në dokument.

    Gazeta Online Reporteri.net, të hënën, ka kërkuar sqarime nga Komuna e Podujevës në lidhje me kontratën, por të njëjtit nuk janë përgjigjur në pyetjet e dërguara me e-mail.

    Ndryshe, për këtë tender, Komuna e Podujevës i kishte paraparë 20 mijë euro. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!