×
  • Lajme
  • Lajme

    Komunat mbesin pa certifikata, MPB-ja u kërkon të gjejnë zgjidhje alternative

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 16:18

    Sot u njoftua se tenderi i Ministrisë së Punëve të Brendshme me certifikata nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit është anuluar, dhe si pasojë, ka dështuar furnizimi me certifikata në të gjitha Komunat e Kosovës.


    Për këtë Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka kërkuar nga të gjitha Komunat që në mungesë të formularëve të përdorën metodat alternative, trasnmeton Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë i MPB-së:

    Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me kohë ka planifikuar inicimin e zhvillimit të procedurave të prokurimit për furnizim me dokumente të Gjendjes Civile për Zyrat Komunale të Gjendjes Civile, mirëpo për arsye procedurale ende nuk është përzgjedhur operatori për furnizim me dokumente të Gjendjes Civile.

    Më këtë rast Agjencia e Regjistrimit Civil, si organi më i lartë i gjendjes civile në Republikën e Kosovës ka kërkuar nga të gjitha Zyrat Komunale të Gjendjes Civile në Kosovë që në mungesë të formularëve të përdorën metodat alternative.

    ARC u ka dërguar një njoftim të gjitha zyrave të gjendjes civile, që në mungesë të formularëve(dokumenteve të gjendjes civile), me qëllim të realizmit të drejtave të qytetarëve për pajisje me dokumente të gjendjes civile, nga sot më datë 28.03.2019, të fillohet me lëshimin e dokumenteve me letër të bardhë nga sistemi i gjendjes civile, deri në njoftimin tjetër.

    Këto dokumente do të përdoren vetëm për përdorim të brendshëm në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

    Kërkojmë ndjesë nga qytetarët e Kosovës për mungesat e formularëve, megjithatë shërbimi për qytetarët do të vazhdojë të mbetët një prej prioriteteve tona më të rëndësishme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!