×
  • Lajme
  • Lajme

    Konferenca “LEAPin Prishtina” vjen nesër

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 17:30

    LEAPin Prishtina sjell energjinë dhe vizionin e Samitit LEAP, me origjinë nga qyteti i Zagrebit, Kroaci, për komunitetet lokale në të gjithë botën. Samiti LEAP është konferencë 2 ditore, e cila mbledh më shumë se 4,000 të rinjë nga më shumë se 30 vende të botës, që janë udhëheqës në komunitetet e tyre përkatëse.

    Konferenca LEAPin Prishtina do të mbahet më 12 mars 2019, me fillim nga ora 9:30, në amfiteatrin e madhë të Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, objekti I Institutit të Historisë dhe do të zgjas deri në orën 16:00.

    Pjesëmarrës në këtë konferencë janë studentë e aktivistë të përkushtuar në zhvillimin e komunitetit, të rinjët nga fusha e ndërmarrësisë dhe aktivistëve nga shoqëria civile.

    Në konferencë në mesin e 300 pjesëmarrësve, do jetë Ambasadorja Kroate në Kosovë, Marija Kapitanovic, Ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit Kujtim Gashi, Kryetari i Komunës së Preshevës, Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Demaj,  dhe Presidenti shoqatës LDA z.Marilo Meta.

    Ndërsa në panelin e folësve janë Gentiana Fanaj Këshilltare për rini Presidenca Kroate, Shaqir Palushi Drejtor dhe Themelues Frutex, Mentor Shuki (Show Man) Radio Prishtina, Ardit Krasniqi Drejtor dhe Themelues PortalPune, Dorina Lluka Davies National CEO YMCA, Arjeta Spahiu CEO Advoco Solutions, Pranvera Hyseni Founder & Director Astronomy Outreach of Kosovo.

    Ky është viti i tretë, që Leadership Development Association Albania & Kosova (www.lda.al)* fiton patentën ekskluzive, për të sjellë në Shqipëri dhe Kosovë, një prej ngjarjeve me te rëndësishme të Evropës, Leap Summit.

    Learn Engage Act Progress – LEAPin Prishtina është konferencë ndërkombëtare, e cila ka në fokus inovacionin, IT dhe teknologjitë moderne, sipërmarrjen, zhvillimin e karrierës dhe tregimet motivuese që stimulojnë lidershipin dhe suksesin (www.leapsummit.com).

    Falë mbështetjes nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të Republikës së Kosovës, pjesëmarrja për të gjithë të interesuarit, të cilët janë regjistrohen në kohë është falas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!