×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfiskohen mbi 11 kg drogë në Merdare

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 11:36

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitet e Doganës mbrëmë në Merdare kanë sekuestruar mbi 11 kilogramë narkotikë.


    Këtë për Reporteri.net e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënësi i Policisë, ai tutje ka thënë që gjatë një kontrolle në pikën kufitare në Merdarë në një nga autobusët e kompanive të udhëtimeve janë gjetur mbi 11 kilogramë narkotikë.

    Njësitet përkatëse të policisë së Kosovës janë duke u marrë me rastin.

    Droga është dërguar në laborator ndërsa i dyshuari është në kërkim të autoriteteve.

    Detajet për këtë rast sipas Daut Hoxhës do të bëhen publike më vonë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!