Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca ka kërkuar përfshirjen e plotë të Kosovës në Korridorin 8.
Ai gjatë Konferencës Ndërkombëtare mbi Korridorin e 8-të në Sofje, theksoi se lidhja rajonale nuk është vetëm një imperativ ekonomik, por gjithashtu një shtyllë strategjike e sigurisë.
“Nënvizova rëndësinë e përfshirjes së plotë të Kosovës në këtë rrjet. Investimet tona në Linjën Hekurudhore 10 dhe hekurudhën e planifikuar Prishtina-Durrës do të forcojnë lidhjen rajonale, do të diversifikojnë rrugët e transportit dhe do të përforcojnë arkitekturën euroatlantike të sigurisë së Ballkanit Perëndimor. Një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe i ndërlidhur kërkon bashkëpunim të papenguar dhe përfshirje të plotë të Kosovës”, shkroi Konjufca në X.
Ai po ashtu ngriti shqetësime mbi pengimin e vazhdueshëm të shkëmbimeve të energjisë elektrike nga Serbia me Kosovën, duke thënë se një gjë e tillë minon sigurinë rajonale të energjisë dhe kërkon veprime të vendosura evropiane për të siguruar pajtueshmërinë me detyrimet ekzistuese, raporton KosovaPress.
Korridori 8 është një projekt evropian. Ai është një nga korridoret kryesore të transportit që lidh Ballkanin përgjatë një traseje lindje-perëndim dhe synon të sigurojë një lidhje transporti midis Detit Adriatik dhe Detit të Zi, duke kaluar përmes Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Projekti përfshin ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.
Në Bullgari, traseja e Korridorit 8 lidh zonën e Gyueshevos me Pernikun, Sofjen dhe Plovdivin, përpara se të vazhdojë drejt Burgasit dhe Varnës. Lidhja hekurudhore midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes Gyueshevos dhe Kriva Palankës është ndër segmentet kyçe që mungojnë për të përfunduar korridorin.
Korridori VIII është pjesë e rrjetit evropian të transportit TEN-T dhe konsiderohet si një lidhje strategjike për zhvillimin e tregtisë, lëvizshmërisë dhe ndërlidhjes në Evropën Juglindore. Përfundimi i tij pritet të lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave midis detit Adriatik, Detit të Zi dhe Detit Mesdhe, si dhe të forcojë integrimin e transportit në rajon.
In Sofia, at the International Conference on Corridor VIII, hosted by 🇧🇬 FM @vpetrova_mfa, I emphasized that regional connectivity is not only an economic imperative, but a strategic pillar of 🇪🇺 security and resilience.
I underscored the importance of Kosova’s full inclusion in this network. Our investments in Railway Line 10 and the planned Prishtina–Durrës railway will strengthen regional connectivity, diversify transport routes and reinforce the Western Balkans’ Euro-Atlantic security architecture.
I also raised Serbia’s continued obstruction of electricity exchanges with the Republic of Kosova, despite the @ener_community deadline. This undermines regional energy security and requires firm European action to ensure compliance with existing obligations.
Corridor VIII must become more than a line on a map. A resilient and interconnected Western Balkans requires unhindered cooperation and the full inclusion of 🇽🇰.
Reklamë— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) October 8, 2026