Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis.
Takimi është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë, në kuadër të vizitës së kryediplomatit zviceran në Kosovë.
Pas takimit, Konjufca dhe Cassis pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për media, ku do të flasin për takimin dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.