Në rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnje-Hercegovinë, kandidati i Aleancës së Socialdemokratëve të pavarur për President të “Republika Srpska”-s po kryeson ndaj kundërkandidates së tij, Jelena Triviç, me afërsisht 30 mijë vota më shumë, raporton gazeta online Reporteri.net.
Me rreth 80% të fletvotimeve të procesuara, lideri nacionalist Milorad Dodik, ka numëruar 242 mijë vota, përkatësisht 48.8%, ndërsa Jelena Triviç, 212 mijë vota, përkatësisht 42.69% të votave.

Në orët e hershme të së hënës, Triviçi “deklaroi” fitoren e saj si Presidente e “Republika Srpska”-s, ndërsa Milorad Dodik lajmëroi se nuk dëshironte ta bënte këtë gjë, por shtoi se ka avantazh të paarritshëm ndaj kundërkandidates së tij.
Dodik paraqiti rezultatet, që sipas tij, i shkojnë në favor kandidaturës së tij, për të cilat tha se ka “dallim absolut në diferencë”, derisa shtoi se nuk dëshiron të spekulojë “sepse jam mjaftueshëm serioz të pres rezultatin përfundimtar”.
Pak më vonë, SNSD lajmëroi se Dodik aktualisht numëron 30 mijë vota më shumë se Triviç./Reporteri.net/