×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Krasniqi: Kurti dhe VV po e shkelin Kushtetutën me vetëdije, për ta aktgjykimi i Kushtetueses s’ka vlerë

    Reporteri
    29 Qershor 2025 | 12:05

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për shkelje të qëllimshme dhe të vetëdijshme të Kushtetutës.

    Sipas tij, qytetarët dhe gazetarët janë dëshmitarë të këtij abuzimi institucional.

    Ai tha se Kurti me veprimet e tij po injoron vendimet e Gjykatës dhe se për të dhe Vetëvendosjen, “as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere.”

    “Gazetarë, ju, dhe qytetarët që na kanë përcjellur janë bërë dëshmitarë të abuzimit dhe shkeljes kushtetuese me qëllim dhe vetëdije nga ana e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionet që i udhëheq ai. Nuk është situata e njëjtë si para aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai aktgjykim e ka bërë të qartë që nuk mund të ndryshohet rendi i ditës, aq më pak në mënyrë arbitrare, dhe insistimi i njëjtë sot, sikurse në seancat e kaluar,a i bie që për Albin Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere”, tha Krasniqi para gazetarëve.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!