×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi Rizvanollit: Ti edhe detyrën e ministres nuk din me bo, veç po provon

    Reporteri
    28 Dhjetor 2021 | 12:31

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i ka quajtur të pakuptimta të gjitha akuzat që erdhën nga partitë opozitare në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

    Ajo ka mohuar deklaratat se ka bërë presion në KEK, apo se s’ka pasur planifikim më të mirë. Ka deklaruar se s’ka asnjë shtet në Evropë që krizën e ka tejkaluar me blerje të mëhershme të energjisë, e ka thënë se shteti nuk e cakton çmimin e rrymës, shkruan Reporteri.net.

    Por fjalën e saj e nisi kështu: “Nuk po di as ka me ia nis sepse deklaratat e juaja janë kontradiktore, por po provoj”.

    Deklaratës së saj i është kundërvuar deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi.

    “Ti edhe detyrën e ministres nuk din me bo, po veç po provon”.

    “Derisa ti po provon me kry punën tane, qytetarët janë në terr. Kë po e mashtroni? Veten, kryeministrin, neve apo qytetarët që po mërdhihen në terr.Po më vjen keq çfarë ministre keni”, ka thënë Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!