×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Vartësit e kryeministrit t’i kryejnë punët e veta, e mos të bëhen analista

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 16:12

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh shef i deputetëve të partisë më të madhe në koalicion, Memli Krasniqi, i ka ftuar vartësit e kryeministrit Ramush Haradinaj që mos të merren me analiza në media por t’i kryejnë punët në qeverisje, pasi për këtë për këtë u kanë dhënë përgjegjësi.


    “Nuk ju takon vartësve të Kryeministrit me u ba analista e as me u marrë me spekulime. As me ligjëru çka është interes i Kosovës, se e dijmë ne pak më mirë se ta. Le t’i shikojnë punët e qeverisjes se për atë ju kemi dhënë përgjegjësi e aty ka punë mjaft”, ka thënë Krasniqi për Express.

    Kjo përgjigje e Memli Krasniqit vjen menjëherë pas deklarimeve të Avni Arifit, shefit të stafit të kryeministrit Haradinaj si dhe të zëvendësministrit të Mbrojtjes nga radhët e AAK, Burim Ramadani.

    Dy zyrtarët e AAK-së kanë komentuar sot për atmosferën e takimit ndërmjet tre krerëve të shtetit të Kosovës me nënsekretarin amerikan David Hale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!