Kryeministri Ramush Haradinaj, ka humbur besimin tek liderët dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
Në konferencën për media, ai ka thënë se vështirë të u besohet evropianëve, sepse kërkesat e tyre ndaj Kosovës po shtohen gjithmonë.
“Qysh me i besu evropianëve se njëherë na ka thanë dialogun tash na thojnë taksën, ku me ditë çka na thonë më tutje, është bërë shumë vështirë me iu besu. Ne po punojmë rreth kësaj teme në shumë drejtime, tani presidencën BE e ka Rumania është pozitive sa i përket kësaj çështje”, tha Hardinaj.
Megjithatë ai thotë se po angazhohen për këtë temë, ndërsa tregon se zgjedhjet në BE janë një aryse e vonesës së liberalizimit të vizave.
“Ne po punojmë për këtë teme, megjithatë kjo nuk vjen me automatizëm pas kryerjes së kushteve se Evropa i ka procedurat e saj, e edhe zgjedhjet në BE”, ka deklaruar Haradinaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.