Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, është përfshirë në një incident fizik të mërkurën në mbrëmje.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.

Shkodran Nikçi nga Prokuroria Themelore e Pejës ka konfirmuar për KTV-në incidentin teksa ka thënë se dy persona janë ndaluar për shkaktim të lëndimeve trupore.

Reklamë

Sipas Nikçit, Ramosaj nuk ishte i përfshirë direkt në incident. Ai ka thënë se Ramosaj është provokuar.

Edhe vet kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka konfirmuar incidentin e së mërkurës.

Ai ka thënë se ishte përplasur vetëm verbalisht me persona që kishin pasur pakënaqësi lidhur me rrënimin e disa lokaleve në një qendër zejtare në këtë komunë.

Ramosaj ka thënë se i ka miq personat me të cilët ishte përfshirë në incident teksa ka shtuar se “kishin ardhur me qëllimin që të bënin zhurmë”.