×
  • Lajme
  • Lajme

    Kthehet në rivendosje vendimi për lirimin nga paraburgimi të të dënuarit për aksidentin te rruga B

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 13:55

    Gjykata e Apelit ka kthyer në rivendosje vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila e liroi Leutrim Musajn nga paraburgimi, përkundër se të njëjtin e dënoi më 3 vjet e gjysmë burgim për aksidentin që shkaktoi në tetor të vitit të kaluar tek rruga B në Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti kishin humbur jetën dy vajza, për të cilat Musaj është dënuar nën dyshimin se goditi me veturën e tij.


    Vendimin e Apelit e ka njoftuar vetë gjykata, përmes zyrës së saj për media.
    Ky është njoftimi i plotë:

    Aprovohet ankesa e prokurorisë, kunder nderprerjes së paraburgimit ndaj të pandehurit L.M.

    Prishtinë, 12.03.2019- Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën e prokurorisë, kundër vendimit mbi ndërprerjen e paraburgimit, ndaj të pandehurit L.M.

    Ky i fundit u shpall fajtor ditë më parë nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, nga neni 378 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 e 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për çka u dënua me 3 vjet e 6 muaj burgim, vendim ky që nuk do të ekzekutohet deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

    Po të njëjtën ditë, me anë të një aktvendimi të posaçëm, të akuzuarit iu ndërpre masa e paraburgimit, kurse kundër ndërprerjes së kësaj mase ushtroi ankesë prokuroria.

    Gjykata e Apelit konsideron se ankesa e prokurorisë është e bazuar dhe se vendimi i gjykatës së shkallës së parë P.nr.87/2019 duhet të anuluar, dhe i njëjti t’i kthehet asaj në rivendosje.

    Gjykata e Apelit vlerëson se arsyetimi i dhënë nuk mundi ta bind këtë gjykatë, se me të vërtetë si i tillë është i mjaftueshëm dhe bindës dhe konform dispozitave ligjore, për ndërprerjen e paraburgimit ndaj të pandehurit në fjalë, ngase sipas vlerësimit të Kolegjit, arsyetimi është jo i plotë, i mangët.

    Deri në një vendim të ri nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i akuzuari mbetet në liri.

    Gjykata e Apelit akoma nuk ka pranuar ankesë kundër aktgjykimit me anë të cilit, i pandehuri është dënuar për veprën penale në fjalë. Sapo të pranoj do të vendos brenda një afati të arsyeshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!