×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur ngadhënjen pasioni: Balerina vallëzon në muajin e 7 të shtatëzënisë

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 19:43

    Pasioni është thënë se ngadhënjen përherë, madje edhe atëherë kur njerëzit mund të rrezikojnë shëndetin.

    E kjo e fundit ishte shqetësim për të gjithë kur panë balerinën Leonora Rexhepi teksa vallëzon me bebe në bark, shkruan Reporteri.net.

    Por, ajo thotë se ndonëse është vetë e dyta tani, nuk e ka asnjë problem dhe se vallëzimin e bën me më shumë pasion.

    “Me vallëzu vetë e dyta është njësoj sikur më vallëzu vetë. Përkundrazi, e kam edhe një dëshirë më të madhe. Përkundrazi, ka qënë gjithçka në rregull me hormonet, me ushqimin, me stërvitjet dhe krejt, kështu që nuk e kam parë të arsyeshme për ta ndërprerë punën”, thotë Rexhepi.

    Mirëpo, ani pse e konsideron të veçantë, ajo thotë se është një sfidë mjaft e madhe kur është në muajin e shtatë të shtatëzënise.

    Por kjo nuk e ndal. Ajo vazhdon të dalë çdo ditë në sallë dhe të vallëzojë në maje të gishtave…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!