×
  • Lajme
  • Lajme / Lëvdata në përvjetorin e 3-të

    Kurti: Me qeverisjen tonë ka më shumë sundim të ligjit, po i përfundojmë punët që qeverisjet e kaluara i lanë keq

    Reporteri
    22 Mars 2024 | 15:25

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një konference për media ka folur për qeverisjen e tij në 3 vjetorin e Qeverisë Kurti II, shkruan Reporteri.net.

    Kurti, në nisje të konferencës tha se kanë zbutur edhe hendekun eksport-import duke mbështetur prodhuesit vendorë e qarkullimi i bizneseve në vitin 2023 (19.7 miliardë euro), sipas tij, ka arritur nivele rekorde.

    Ka thënë, se me qeverisjen e tij, është rritur sundimi i ligjit. “Ka më shumë sundim të ligjit, korrupsioni po luftohet”, u shpreh Kurti.

    Sipas kryeministrit Kurti, mbi 125 milionë euro “Qeveria ia ka kursyer Kosovës”. “Në veri është rritur ligjshmëria”, tha tutje ai.

    Në sektorin e energjisë, tha Kurti, “kemi shënuar hapa historik”. “Formuan edhe Koorporatën e Ruajtes së Energjisë”, tha ai.

    Kurti, foli pak edhe për sigurinë. “Ushtrinë e kemi më të fortë e më të përgatitur. Në Kazerma ka mbi 1 mijë ushtarë më shumë e 600 rekrutë të ri”, tha Kurti.

    Kurti tha se edhe në shëndetësi, “Kosova tash i ka punët më mirë”. Për sport, Kurti ka thënë se “po bëhen investime kapitale”.

    Edhe sa i përket trashëgimisë kulturore, Kurti tha se Kosova po punon me hapa të shpejtë.

    Kurti ka folur edhe për rrugët që akoma nuk kanë përfunduar, përfshirë atë në rrugën Gjilan-Prishtinë. “Do t’i përfundojmë punët që qeverisjet e kaluara i lanë keq dhe në gjysmë”, u shpreh Kurti./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!