×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti merr në VV një mjek të akuzuar në rastin “Stenta”

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 9:57

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar një doktor si prurje të re në parti.

    Ai i thuri lavde doktorit, mirëpo rezulton se me këto fjalë iu drejtua një njeriu të akuzuar në njërin prej skandaleve më të mëdha në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    “Qytetar i Prizrenit, student i Sarajevës, specializant i Zagrebit, Dr.Irfan Daullxhiu është kardiolog i mirënjohur i Kosovës. Ai sot u anëtarësua në VETËVENDOSJE! dhe bashkë me kryetarin e Prizrenit, Myhaher Haskukën, i dëshiruam mirëseardhje. Dr.Daullxhiu ka qenë edhe kryetar i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës, i cili ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare profesionale dhe ka publikime të shumta në revista të huaja shkencore”, ka thënë Kurti.

    Por, një fjali që bie në sy, është se Kurti beson që me mjekun e ri kardiolog, Lëvizjes Vetëvendosje “do t’i forcohet zemra”.

    Sidoqoftë, doktori Irfan Dallxhiu ka qenë i përfshirë në rastsi e njohur si “Stenta”, ku shumë doktorë akuzohen se mashtruan pacientët me stenta./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!