×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për rastin e Kumanovës: Çështja nuk ka përfunduar, është në Supreme

    Reporteri
    13 Dhjetor 2021 | 13:12

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për rastin e të burgosurve në Kumanovë. Ai ka thënë se çështja ndaj tyre është në Gjykatë Supreme dhe se ende nuk ka ndonjë kërkesë për transferim të ndonjë personi për të vuajtur dënimin në Kosovë.

    “Transferimi i tyre bëhet individualisht dhe jo në grup dhe procedura e transferimit fillon me kërkesën e personit që është në vuajtje të dënimit. Deri tash nuk kemi diçka zyrtarisht që ka ndonjë një gjë e tillë. Pra nëse një shtetas i Kosovës i ka shprehur interes palës dënuese për t’u transferuar në Kosovë, ajo palë e njofton palën zbatuese posa vendimi të ketë marrë formë të prerë. Rasti i Kumanovës aktualisht është në Gjykatën Supreme, pra nuk ka përfunduar ende. Në takime që kemi pasur e kemi ngritur këtë çështje për ta diskutuar, por duhet ta kuptoni që rasti i Kumanovës gjendet në Gjykatën Supreme atje”, ka thënë Kurti në Kuvend.

    E deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, e ka pyetur Kurtin se çfarë ka bërë që të burgosurit në Kumanovë të mos quhen terroristë. E Kurti i është përgjigjur duke thënë se ata deputet ia ka dhënë vetë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

    “Epitetin terrorist, e ka thënë një kolege e juaja. E ju këtu po bëheni kinse brengoseni për djemtë e Kumanovës. Për këtë populli ynë e ka një fjalë të urtë për këtë sjellje tuajën, por atë sot juve këtu nuk po jau them”, ka thënë kryeministri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!