×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Thaçi pranoi fajin për deportimin e paligjshëm të gjashtë shtetasve turq

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 21:52

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi sot ka pranuar fajin për dëbimin jashtëligjor të gjashtë shtetasve turk para Komisionit hetimor parlamentar, shkruan Reporteri.net


    Kreu i VV-së përmes një statusi në Facebook ka thënë se presidenti me sikletin komik dhe nervozizmin arrogant, paqëllimshëm e pranoi fajin për deportimin e shtetasve turq.

    “Ndërmjet tubimeve anembanë Kosovës kundër PANhajnisë sot kishim protestën kundër kryeprokurorit pa kryeaktakuza. Njëkohësisht, shefi i tij që është President, me sikletin komik dhe nervozizmin arrogant, paqëllimshëm e pranoi fajin për deportimin e paligjshëm të gjashtë shtetasve nga Turqia para Komisionit hetimor parlamentar. Vazhdojmë me tubime dhe protesta… Ata bashkë janë, bashkë do të shkojnë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!