×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushtetuesja e shpall të papranueshme kërkesën e Thaçit rreth mandatit të ri të EULEX-it

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 16:34

    Presidenti Hashim Thaçi më 4 shtator të 2018-tës kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për mandatin e ri të EULEX-it do duhej të miratohet nga 2/3 e Kuvendit apo një gjë të tillë mund ta bëjë presidenti përmes shkëmbimit të letrave.


    Gjykata Kushtetuese sot më 25 mars 2019-të ka hedhur poshtë kërkesën e presidentit lidhur me një pretendim të tij rreth kompetencave kushtetuese të tij dhe Kuvendit pasi vlerëson se parashtruesi i kërkesës nuk ka dorëzuar dëshmi dhe informata të dobishme përmes se cilave do të saktësohej dhe dëshmohej ekzistenca e konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese të Presidentit te Republikes se Kosoves dhe Kuvendit te Republikes se Kosovës, raporton Reporteri.net.

    Në linkun më poshtë gjeni të plotë vendimin e Kushtetueses:

    http://gjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/03/ko_131_18_av_shq.pdf

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!