×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kuvendi i karrigeve”, Luta: U investua shumë të thyhet LDK-ja

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 21:53

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për “Kuvendin e karrigeve” të 2006-tës, ku tha se faji pse ka ndodhur kjo është për shkak të mos menaxhimit, ndërsa ka pohaur se ka pasur investim që kjo parti të prishet.


    “Atë kohë ka qenë investim shumë i madh me thy LDK-në”, ka deklaruar Haziri për T7, transmeton Reporteri.net.

    Ndërsa ka folur për garën mes Fatmir Sejdiut e Nexhat Dacit, nënkryetari Haziri ka thënë se ai ka mbështetur Sejdiun, por ka treguar se Daci nuk ka pasur kurrfarë aspirate as të bëhet kryetar i LDK-së as president i Kosovës.

    Ai ka thënë se ky Kuvend ka shkaktuar dëme të mëdha për partinë pasi LDK i humbi të gjitha komunat përveç Podujevës dhe Istogut si dhe humbi pushtetin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!