Kuvendi Komunal i Prishtinës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka zgjedhur aksionarët e rinj në pesë ndërmarrjet publike.
Pro zgjedhjes së tyre ishin 29 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.
Në “Ndërmarrjen Publike Banesore” u zgjodhën Fjolla Vukshinaj dhe Elmi Fazliu.
Tek “Prishtina Parking”, u zgjodhën Yll Muriqi dhe Muhamet Ademi.
Kumrije Shabani-Ramadani dhe Plator Gërdovci u zgjodhën në ndërmarrjen “Gjelbër”.
Në ndërmarrjen “Pastrimi”, Hana Bajrami- Rexhepi dhe Sefedin Sefaj.
Emrat u propozuan nga asamblistja e PDK-së, Agnesa Avdyli.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nuk ishte i pranishëm në këtë seancë./Reporteri.net