Me 94 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, Kuvendi ka miratuar formimin e 16 komisioneve parlamentare dhe përbërjet e tyre.
Paraprakisht, Kuvendi miratoi një deklaratë e përbashkët lidhur me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në seancën e sotme u betuan edhe deputetët e rinj, shumë prej të cileve do të zënë vendet e atyre që u përfshinë në poste qeveritare.
Gjithashtu, në seancën e sotme, Vlora Çitaku nga PDK-ja u zgjodh nënkryetare e Kuvendit.