×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është eksperti amerikan për të cilin presidenti Thaçi po kërkon informacion nga komisioni

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 15:50

    Presidenti Hashim Thaçi është paraqitur sot përballë Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars të vitit që shkoi.


    Më të nisur raportimi, Thaçi ka kërkuar të dijë se kush është eksperti ndërkombëtar i jashtëm i angazhuar në këtë komision, pasi çështjet e interesit kombëtarë nuk mund të trajtohen nga një ekspert ndërkombëtar që nuk e njeh askush.

    Fillimisht Thaçi para se të fillojë raportimin ka dashur të di kush është prezent në takim dhe kënd e përfaqësojnë.

    Pas kësaj kërkese, Xhelal Svecla, kryetar i këtij komisioni ka prezantuar të gjithë anëtarët e komisionit, ndërsa ka kërkuar nga sekretariati për personat e tjerë.

    Thaçi tha se kush është eksperti. “Unë do të kërkoja protokollin e atij takimi ku ai është zgjedhur si ekspert”, tha ai.

    Kurse, Sveçla tha se sa i përket ligjshmërisë mund ta informojnë me shkrim, por jo sot kur ai do të raportoi.

    Indeksonline ka mësuar se eksperti ndërkombëtar i angazhuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar, është shtetasi amerikan, Tiemni Ma.

    Ai është ekspert i të drejtave të njeriut të SHBA-së dhe propozimin për angazhimin e tij në komision e kishte bërë anëtari i këtij komisioni, Sami Kurteshi i VV-së, pasi ky i fundit ka bashkëpunuar me të sa ishte Avokat i Popullit.

    Tiemni Ma, ka qenë i pranishëm në raportimin e kryeministrit Ramush Haradinaj përballë komisionit hetimor përkitazi me këtë rast ndërsa sot u mësua se paga e tij është rreth 800 euro.

    Debati për ekspertin ndërkombëtar, vazhdoi gjatë përgjatë gjithë kohës sa Thaçi ishte përballë deputetëve.

    “Kush është eksperti dhe do të doja të shihja një CV të tij, para se me raportu se çështja lidhet me çështje kombëtare. Para një eksperti që unë nuk e njoh për hir të transparencës çka ka të keqe të di se kush është eksperti”, ka thënë ai.

    Ndërsa deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, anëtar i komisionit tha se kanë bazë ligjore.

    “Neve na jepet e drejta për ekspert në punën tonë, kemi votuar për një ekspert. Ne kemi vlerësuar se ne nuk kemi kaluar testin e verifikimit atëherë e kemi pa të arsyeshme që edhe eksperti të jetë aty. Disa deputet të komisionit tentuan ta minojnë këtë punë. Bazën ligjore e kemi të plotë dhe është një prej raporteve më profesionale që e kam lexuar”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!