×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është moti që do të mbajë dy ditët e ardhshme

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 22:55

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë dy ditët e ardhshme, mërkure dhe enjte.


    “Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët”, thuhet në njoftim, transmeton Reporteri.net.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

    “Të enjten, do të mbajë mot kryesisht me diell, por në fushat termike nuk parashihet të kemi ngritje, meqë masat e ajrit të ardhura nga pjesa veriperëndimore e kontinentit, vetëm sa do të fuqizohen dhe do të krijojnë kushte që merkuri në termometër të regjistroj temperatura deri në -3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në fund njoftimit. /Reporeteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!