Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot të ndryshueshëm gjatë periudhës 12–16 tetor, me vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu.

Sipas parashikimit, reshjet pritet të jenë më të pranishme të martën dhe të premten, ndërsa temperaturat do të pësojnë luhatje gjatë javës.

Të hënën, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.

Reklamë

Të martën do të ketë rënie të ndjeshme, me temperatura maksimale nga 7 deri në 12 gradë.

Të mërkurën, temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë.

Të enjten pritet mot më i ngrohtë, me temperatura maksimale deri në 19 gradë Celsius.

Të premten, temperaturat maksimale do të arrijnë nga 12 deri në 15 gradë.