×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është personi më i votuar në Degën e PDK-së në Mitrovicë (Dokument)

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 20:27

    Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot kuvendin zgjedhor në Degën e Mitrovicës, ku me shumicë votash kryetar i Degës u zgjodh Bedri Hamza, i cili mbanë edhe pozitën e ministrit të Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës.


    210 delegatët e kuvendit zgjedhor në Mitrovicë kanë zgjedhur po ashtu Këshillin Drejtues prej 71 anëtarëve dhe 21 delegatë për Konventën Qendrore.

    Reporteri.net mëson se për Këshillin Drejtues më e votuara ka dalë Valdete Idrizi, ish kandidate nga PDK për kryetare të komunës së Mitrovicës në zgjedhjet e kaluara e cila ka marrë 141 vota të delegatëve.

    Pas saj, vendin e dytë e ndajnë Donjet Bislimi që është kryetar i Rinisë së PDK-së dhe Vesa Broja me 127 vota, kurse pas tyre renditet Besa Veseli me 126 vota.

    Më poshtë gjeni dokumentin që tregon se kush janë 34 anëtarët e zgjedhur për Këshill Drejtues nga 71 sa janë zgjedhur gjithësejt.

    Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur edhe të shtunën dy kuvende zgjedhore të degëve në komunat e Ferizajt dhe Klinës.

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka marrë mbështetjen e plotë të delegatëve në kuvendin zgjedhor në Ferizaj për të udhëhequr degën e PDK-së në këtë komunë.

    Ndërsa po ashtu, Sokol Bashota është zgjedhur me unanimitet të plotë kryetar i Degës së PDK-së në Klinë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!