
Një person është gjetur i vdekur dje rreth orës 14:20 në Prishtinë.
Gazeta Online “Reporteri.net” raportoi se personi në fjalë është punëtor i Telekomit të Kosovës i moshës 54-vjeçare, dhe rasti ka ndodhur në objektin qendror të Postës në Prishtinë.
Bëhet fjalë për punëtorin Halim Hajdari. Këtë e kanë konfirmuar nga Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së përmes një postimi në Facebook.
“Me pikëllim të thellë, dje me datë 18.08.2020 morëm lajmin tragjikë të vdekjes së parakohshme në vedin e punës të Halim Hajdari (1966 – 2020). Të gjitha organet kompetente kanë qenë në vendin e punës për zhvillimin e ekzaminimeve dhe procedurave të tyre, jemi në pritje të konfirmimit për rrethanat e vdekjes”, thuhet në njoftim.
“Halim Hajdari ka qenë teknik i dalluar në MDF/Prishtinë, i cili me përkushtimin dhe punën e tij nga viti 2000 ka dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e Telekomit. Telekomi i Kosovës nga dje, ka mbetur pa njërin nga Tekniket më profesional, ndërsa koleget dhe shokët kanë humbur mikun më të mire”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net