Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë sot një aksion të gjerë në një fshat të komunës së Pejës, ku është zbuluar një sasi e konsiderueshme e narkotikëve, si dhe një laborator për prodhimin e tyre.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai ka thënë se pritet të ketë edhe arrestime
Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Njësiti i KEDS-it pasi laboratori i drogës në këtë shtëpi ishte i kyçur ilegalisht në rrjetin elektrik.
“Edhe ekipi i KEDS në vend të ngjarjes, të cilët kanë konstatuar kyçjen ilegale të laboratorit në rrjetin elektrik”, shtoi në përgjigjen për Reporteri.net Nikçi.
Gazeta Online Reporteri.net mëson nga burimet se laboratori i drogës është gjetur në fshati Jabllanicë e Vogël të Pejës.