×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Tregoi qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira

    Reporteri
    20 Janar 2023 | 17:29
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pret pesë diplomatët në Beograd. 20.01.2023.

    Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin që zhvilloi ai bashkë me katër diplomatët e tjerë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Lajçak tha se me Vuçiqin zhvilluan bisedë intenzive e të vështirë, por edhe të hapur.

    Ai tha se Vuçiq u tregua i gatshëm për të marrë vendime të vështira që sigurojnë paqen në rajon.

    “Patëm një bisedë intensive, të vështirë, por edhe të hapur. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tregoi një qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane për Serbinë”, tha Lajçaku pas takimit me presidentin e Serbisë dhe përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së, raporton N1, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Lajçaku shtoi se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është element kyç për stabilitet.

    “Ne jemi të bindur se plani që kemi paraqitur në shtator është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe perspektivës evropiane të rajonit. Ne vazhdojmë të punojmë”, tha Lajçak. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!