×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërohet Limaj: S’shkuam fshehtas në Bruksel, njoftuam se Kosova ka qëndrim zyrtar për dialogun

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 17:29

    Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror për dialogun, Fatmir Limaj, është bërë i gjallë nga Brukseli pas raportimit të mediave se ka udhëtuar për herë të dytë fshehurazi me bashkëkryesuesin Shpend Ahmeti.


    Limaj ka njoftuar se qëllimi i shkuarjes në Bruksel ka qenë që zyrës së shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, t’ia dorëzojnë edhe formalisht Platformën për dialogun.

    “Njëkohësisht qëllimi i takimit me përfaqësues të kësaj zyre është njoftimi me votën e deputetëve për dialogun e po ashtu i kemi njoftuar se Kosova tashmë ka qëndrim zyrtar për dialogun”, ka deklaruar Limaj për “KosovaPress” nga Brukseli.

    Ndërsa i pyetur pse kanë shkuar fshehtaz në Bruksel, Limaj ka pohuar se takimi është i rregullt i delegacionit dhe se nuk ka asgjë për të mbajtur fshehtë, pasi që e kanë paralajmëruar se pas votimit, platformën dhe qëndrimin zyrtar të Kosovës do ta dërgojnë në Bruksel.

    Sipas platformës për dialogut objektivi i kësaj marrëveshje është zgjidhja e tё gjitha çështjeve tё hapura, duke u mundësuar të dy shteteve të njohin sovranitetin e njëra-tjetrës dhe hapur rrugë Kosovës drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

    Por opozita e quan dokument të varfër në përmbajtje pasi sipas tyre nuk definon as temat për diskutim, as parimet dhe as afatet kohore.

    Ndryshe se platforma për dialogun dhe ligji për dialogun ka marr votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur më 7 mars (të enjten e kaluar). /reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!