×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK: Mosunfikimi i krerëve të shtetit në Samitin e Berlinit në dëm të interesit të vendit

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 17:57

    Kryesia e Lidhja Demokratike të Kosovës në një mbledhje të mbajtur ka vlerësuar punimet e djeshme të Samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, me ç’rast shpreh shqetësimin për mosunfikimin e përfaqësuesve të vendit.

    “LDK-ja shpreh shqetësimin e thellë për qëndrimin jo unik të përfaqësuesve të Kosovës në Samitin e Berlinit. LDK-ja konsideron se qëndrimi jo unik reflekton jo seriozitet dhe është në dëm të interesit të vendit tonë”, thuhet në komunikatë.

    Më tej kjo parti thotë se vlerëson të gjitha nismat që kanë qëllim trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve të rajonit tonë dhe në këtë frymë, thotë se çmon lart përkushtimin e Gjermanisë dhe të Francës për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

    “Integrimi euro-atlantik i Kosovës, si dhe miqësia e speciale dhe e përhershme me SHBA-të janë procese të pashmangshme dhe ekzistenciale për vendin tonë, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.

    Më tej, LDK-ja thekson se orientimi properëndimor i Kosovës është thelbësor për forcimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë.

    Gjithashtu, LDK-ja vlerëson lart kërkesën që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës.

    “LDK-ja thekson edhe një herë se sovraniteti i Republikës së Kosovës, kufijtë e saj dhe karakteri unitar i shtetit janë të paprekshëm”.

    “Pavarësia e Kosovës është finalizuar me Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008, si dhe me Opinion e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, thuhet në komunikatë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!