×
  • Lajme
  • Lajme

    Letrat që NATO ua lansoi nga avioni ushtarëve serbë: Rri në Kosovë dhe vdekjen e ke të sigurt!

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 19:08

    Sot janë bërë 20 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër bazave të forcave serbe në luftën e Kosovës.


    Ndërhyrja e NATO-s në atë kohë ishte vendimtare për përcaktimin e fatit të shqiptarëve në Kosovë ndaj të cilëve po kryej gjenocid.

    Bombardimet filluan pas aksioneve të shumta të forcave serbe, djegieve dhe dëbimeve masive në vitin 1998 dhe pas dështimit të Konferencës së Rambujesë për një marrëveshje paqësore me Beogradin.

    Mirëpo, përkundër fushatës bombarduese që vazhdoi deri në ditën e 78-të, serbët të rreshtuar nën komandën e Sllobodan Millosheviqit po vazhdonin të mos hiqnin dorë nga luftimet, shkruan Reporteri.net

    Gjatë kohës kur bombardimet po vazhdonin, NATO nga ajri kishte lëshuar disa fletushka ku i paralajmëronte serbët për atë që i priste në rast se vazhdonin të mos dorëzoheshin.

    Ndër të tjera në këto fletushka kërkohej nga pjesëtarët e ushtrisë jugosllave që të mos zbatojnë urdhërat e Millosheviqit dhe të largohen nga Kosova, në të kundërtën do të përballen me vdekje të sigurtë.

    Ky ishte mesazhi i dedikuar për serbët në fletushkat e lëshuara të NATO-s:

    Vëmendje, pjesëtarëve të ushtrisë jugosllave!

    Mbi 13,000 pjesëtarë të forcave të armatosura të Jugosllavisë, janë larguar nga radhët e ushtrisë, pasi refuzuan të zbatojnë urdhërat e Millosheviqit në luftën e tij kundër civilëve në Kosovë!

    Qëndro në Kosovë dhe do të përballesh me vdekje të sigurtë, largohu nga njësitë ushtarake dhe ik sa më parë. Nëse vendos të rrish, NATO do të sulmojë pandërprerë nga të gjitha anët!

    Zgjedhja është e jotja! /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!