×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj e Jashari bashkë në Turqi për kompleksin Memorial “Adem Jashari”

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 18:17

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh Kryesues i Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, dhe Bekim Jashari e Bislim Zogaj, anëtarë të këtij komisioni, kanë vizituar kompleksin memorial në Çanakkala të Turqisë.


    Në një shkrim në Facebook, Limaj ka shkruar se qëllimi i vizitës është për të parë se si vende të ndryshme i pasqyrojnë betejat e tyre dhe për të marrë përvojat për memorialët tanë në Kosovë.

    “Komisioni Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, do të punojë me dinamike të shtuar, në mënyre që sa më parë të nisë konservimi dhe ndërtimi i Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë i Limajt:

    Në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, bashkë më anëtarë tjerë të këtij komisioni, Bekim Jasharin dhe Bislim Zogajn, vizituam kompleksin memorial në Çanakkala. Qëllimi i vizitës është për të parë se si vende të ndryshme i pasqyrojnë betejat e tyre dhe për të marrë përvojat për memorialët tanë në Kosovë. Komisioni Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, do të punojë më dinamike të shtuar, në mënyre që sa më parë të nisë konservimi dhe ndërtimi i Kompleksit Memorial “Adem Jashari”. Ne besojmë se nuk ka gjë më të rëndësishme për ne si trashëgimi e jona historike sesa kompleksi memorial në Prekaz dhe jam i sigurt se në përfundim të këtij projekti, të gjithë do të ndjehen krenarë me punën që do të bëhet. FL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!