Limaj ka thënë se më 24 mars të vitit 1999, Forcat e NATO-s nisën fushatën e bombardimeve mbi caqet serbe për t’i dhënë kështu fund dhunës, masakrave dhe spastrimit etnik që po bëhej mbi qytetarët e Kosovës nga forcat serbe.
“Ndërhyrja e NATO-s nga ajri i hapi rrugë çlirimit të vendit dhe i dha fund gjenocidit serb mbi qytetarët e Kosovës. Në prag të 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata ushtarë që kanë humbur jetën gjatë shërbimit në Kosovë”, ka shkruar Limaj në ‘Facebook’.
Limaj ka thënë se qytetarët e Kosovës do t’i jenë përjetë mirënjohës vendeve mike që i dolën në krah luftës së drejtë të UÇK-së dhe qytetarëve tanë në momentet më të vështira.
Shënimi i plotë i Limajt:
Më 24 mars të vitit 1999, forcat e NATO-s nisën fushatën e bombardimeve mbi caqet serbe për t’i dhënë fund dhunës, masakrave dhe spastrimit etnik që po bëheshin mbi qytetarët e Kosovës nga forcat serbe. Ndërhyrja e NATO-s nga ajri i hapi rrugë çlirimit të vendit dhe i dha fund gjenocidit serb mbi qytetarët e Kosovës. Në prag të 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata ushtarë që kanë humbur jetën gjatë shërbimit në Kosovë. Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përjetë mirënjohës vendeve mike që i dolën në krah luftës së drejtë të UÇK-së dhe qytetarëve tanë në momentet më të vështira.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.