Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar masakrat në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc.
Në 20 vjetorin e këtyre masakrave, Limaj ka thënë se kujtojmë civilët e pafajshëm të moshave e gjinive të ndryshme të vrarë nga forcat ushtarake e policore serbe.
“20 vite pas kësaj masakre, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk kanë dalë para drejtësisë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Limaj ka thënë se si Qeveri, por edhe si delegacion Shtetëror nuk do të heqin asnjëherë dorë së kërkuari drejtësi për sa kohë që kryerësit e krimeve në Kosovë nuk e marrin dënimin e merituar.
Shënimi i plotë i Limajt:
Sot bëhen 20 vjet nga masakra e 25 marsit të vitit 1999, në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc të Rahovecit. Në këtë përvjetor kujtojmë civilët e pafajshëm të moshave e gjinive të ndryshme, të vrarë nga forcat ushtarake e policore serbe. 20 vjet pas kësaj masakre, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Ne si Qeveri, por edhe si Delegacion Shtetëror, nuk do të heqim asnjëherë dorë së kërkuari drejtësi për sa kohë që kryerësit e krimeve në Kosovë nuk e marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve! FL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.