×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj për Samitin e Berlinit: Presim që Franca e Gjermania ta kthejnë Serbinë në tavolinën e bisedimeve

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 13:23

    Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj pret që kancelaria gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron ta detyrojnë Serbinë t’i kthehet dialogut.


    Limaj pret që në takimin që do t’i mbledhë bashkë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 29 maj shtoi se është momenti i fundit që Serbia të mos jetë pengesë për shtetet fqinje.

    Limaj këto komente i bëri pasi ka bërë homazhe të Obelisku i të Pagjeturve në nderim të 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës.

    “Është mirë që janë dy shtet të rëndësishëm që janë bosht i BE-së. Shpresojë që përfundimisht këto dy vende ta detyrojnë Serbinë që të kthen në tavolinën e bisedimeve”.

    “Ne nuk mund të tolerojmë një qasje të tillë. Është një shpërfillje totale e Serbisë dhe ajo shpërblehet për anëtarësim në BE”.

    “Është moment i fundit që Vuçiqit t’i tregohet qartë që nëse nuk pranon realitetin e popujt që të ecin drejt BE-së do të pengohet edhe Serbia”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!