×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj për vdekjen e ish-senatorit Lugar: Kosova humbi një mik të madh

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 23:54

    Kryetari i partisë NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shprehur pikëllimin e tij me vdekjen e ish-senatorit Richard Lugar.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova humbi një mik të çmuar i cili e përkrahu vendin tonë në momentet më të rëndësishme.

    “Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e mikut të madh të Kosovës, ish-senatorit amerikan, Richard Lugar. Kosova humbi një mik të çmuar i cili e përkrahu Kosovën në momentet më të rëndësishme. Qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë përherë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë intervenimit të NATO-s në Kosovë si dhe kauzës sonë për pavarësi. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë popullit amerikan!”, ka shkruar Limaj.

    Kujtojmë se bashkë me John McCainin, Lugar ishte në pakicën republikane që përkrahu presidentin amerikan, Bill Clinton, në fushatën e NATO-s, të udhëhequr prej tij, për intervenim kundër Serbisë, për të shpëtuar popullin e Kosovës në pranverë të vitit 1999.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!