×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj takohet me të mbijetuarin e masakrës së Suharekës

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 12:20

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë ka pritur në takim, Gramoz Berishën, i cili i kishte mbijetuar një prej masakrave më të rënda të kryera nga forcat serbe në Kosovë.

    Limaj ka shkruar në ‘Facebook’, se para 20 viteve atij i’u vranë nga forcat serbe babai, motra, vëllai, tre axhallarë me familjet e tyre dhe shumë kushërinjë.

    “Prej 48 viktimave, 24 ende janë të pagjetur. Forca që sot e ka Gramozi na e rikujton obligimin që kemi ndaj drejtësisë dhe vendit. Ky rast është dëshmia më e mirë se si Serbia ka manipuluar me drejtësi të rrejshme dhe dëshmon nevojën që ne të kemi drejtësi të paanshme”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

    Shënimi i plotë i Limajt në ‘Facebook’.

    E nisa ditën duke e takuar Gramoz Berishën.

    Ai është djali që i mbijetoi masakrës së Suharekës, derisa ishte hedhur bashkë me nënën Vjollcën nga kamioni që po i dërgonte drejt varrit.

    Para 20 vitesh atij i’u vranë nga forcat serbe babai, motra, vëllai, tre axhallarë me familjet e tyre dhe shumë kushërinjë.

    Prej 48 viktimave, 24 ende janë të pagjetur. Forca që sot e ka Gramozi na e rikujton obligimin që kemi ndaj drejtësisë dhe vendit.

    Ky rast është dëshmia më e mirë se si Serbia ka manipuluar me drejtësi të rrejshme dhe dëshmon nevojën që ne të kemi drejtësi të paanshme.

    Në cilësinë e kryesuesit të dialogut shtetërorë i premtova Gramozit se nuk do të lëmë gur pa lëvizë që drejtësia të vije në vend.

    FL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!