×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe i del në mbrojtje Vuçiqit: Petroviq shiti vendin dhe popullin

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 19:12

    Lista Serbe ka reaguar ndaj kryetarit të SLS Sllobodan Petroviq pasi ky i fundit i dërgoi letër të hapur presidentit serb Aleksandar Vuçiq, përmes së cilës i tha se po justifikon dështimet e Listës Serbe duke e sulmuar atë si kryetar të SLS.


    Lista Serbe njëjtë si Vuçiqi akuzon Petroviqin se ‘shiti vendin dhe popullin në një kohë fatale dhe se në atë letër ai paraqiti një sasi të madhe gënjeshtrash’.

    “Petroviq, partia e të cilit është fryt i blasfemisë natyrore të ambasadave perëndimore dhe Hashim Thaçit në shfaqjen artificiale të multietnicitetit në Kosovë, sulmoi Listën Serbe dhe Vuçiq me shpresën se askush nuk do t’i përgjigjet atij dhe t’ia kujtojë atij se sa është i dëgjueshëm ndaj partive shqiptare dhe mentorëve të tij”, thuhet në reagimin e “Srpska”-s.

    Kujtojmë se i pari i SLS, parti kjo e cila së fundi ka marrë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë, pas shkarkimit të Nenad Rikallos nga Lista Serbe.

    Vuçiq ka demantuar pohimet e Vuçiq se ka votuar pro platformës së Kuvendit të Kosovës për dialogun me Serbinë, duke thënë se ka abstenuar në seancë, gjë e cila është shumë lehtë për ta verifikuar.

    Ndërsa, ka përsëritur se ministrja e re e Bujqësisë Diana Zhiviq nuk është organizatore e protestave “1 në 5 milionë” në Graçanicë, dhe se Vuçiq nuk është duke thënë të vërtetën.

    Petroviq ka siguruar presidentin serb Vuçiq se sikur SLS të organizonte protesta në Graçanicë, do të merrnin pjesë mijëra njerëz dhe jo vetëm pesë-gjashtë sish.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!