×
  • Lajme
  • Lajme

    Letrat e ushtarëve serbë në betejën e Koshares: Na sill një shqiptar të vdekur kur të kthehesh

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 19:37

    Pas betejës së zhvilluar në Koshare ku kishin mbetur të vdekur edhe ushtarë serbë në pronësi të tyre u gjetën edhe letra të cilat ishin dërguar nga familjarët e tyre.


    Përmbajtja e letrave sa ishte tmerruese ishte edhe aq mizore duke kërkuar që me t’u kthyer në Serbi të merrnin pjesë trupash të popullatës civile shqiptare duke bërë që edhe ata të ndjejnë krenarinë mizore që bijtë e tyre po e bënin në popullatën e pafajshme shqiptare, shkruan Reporteri.net.

    “Vetëm edhe diçka të të them gjithsesi kur të kthehesh prej andej të na sjellësh një shqiptarë të vdekur, që ta varim për gushë sepse tash nuk ka ma skelete”, kishte shkruar një mjek serb në letrën dërguar ushtarit serb në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!