×
  • Lajme
  • Lajme

    “Lufta Speciale” brenda PAN-it, AAK e Nisma përplasen për anëtarin e KQZ-së

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 10:43

    Koalicioni PAN po përballet edhe me një problem të brendshëm, duke vënë në skenë sërish mospajtimin që kanë thuajse për çdo temë.

    Një përplasje e tillë është duke ndodhur këto ditë, ku po diskutohet përbërja e KQZ-së, shkruan Reporteri.net.

    Siç u pa sot, të gjithë partitë e ftuara nga presidenti i kanë propozuar anëtarët dhe të njëjtit u betuan, mirëpo munguan edhe dy emra nga koalicioni qeverisës.

    Reporteri mëson se është duke u zhvilluar një “luftë” në mes të AAK-së dhe Nismas Socialdemokrate se cila nga këto të dyja të ketë një anëtar në KQZ.

    Nga PDK-ja, ndërkaq, emri është i zgjedhur mirëpo nuk është betuar sot para presidentit Thaçi derisa të zgjidhet problemi në mes të dy partive të tjera në koalicion. Reporteri mëson se nga PDK do të jetë Ilir Gashi.

    Sidoqoftë, para presidentit Thaçi u betuan sot tetë anëtarë të KQZ-së, ndërkohë që pritet që këtë ta bëjnë edhe dy nga koalicioni PAN./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!