×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku i drejtohet Qeverisë: Ia keni ndalë ujin Drenicës veç për inate politike

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 17:05

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, është shprehur i ashpër me Qeverinë Kurti, duke i akuzuar se ia kanë ndalë ujin Drenicës veç për inate politike.

    Lushtaku këto komente i bëri në seancën parlamentare që po zhvillohet për shqyrtimin e buxhetit në lexim të dytë.

    “Keni larguar projekt tashmë të planifikuar për Skenderajn. Ia keni ndalë ujin Drenicës veç për inate politike. Marre duhet me iu ardh. Marre. Keni bo humor të zezë me Drenicën, me asfaltin”, ka thënë Lushtaku, i cili disa herë u paralajmërua nga kryeparlamentari Glauk Konjufca se po përdorte gjuhë joparlamentare.

    Ndaj kësaj deklarate reagoi deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, i cili u shpreh i indinjuar me gjuhën e deputetit Lushtaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!