×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri “feston” kandidaturën për kryetar të LDK-së me njerëz të PDK-së

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 21:49

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ditë më parë në një debat televiziv tregoi se do të kandidoi për kryetar të LDK-së dhe menjëherë kundër tij dolën disa figura që për vite kanë koontribuar në këtë parti.


    Por kundër këtyre zërave siç duket Luta nuk po e çan fortë kokën. Ai ka pasur disa mysafirë të veçantë në qytetin që ai udhëheq.

    Siç raportojnë mediat lokale, në konak të Hazirit ishte ndër figura kryesore në PDK, Sami Lushtaku, pastaj ish-gjeneral Sylejman Selimi si dhe Ukë Rugova, djali i presidentit të ndjerë si dhe disa personalitete të tjera.

    Në një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale, ata shihen duke pirë verë e birra dhe duke ngrënë darkë.

    Të gjithë shfaqen të buzëqeshur, derisa duket se takimi ishte shumë miqësor.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!